10:53 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen Sonila Qato (Deklarata e plotë)

15:06 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Administrata në fushatë, Agjencia e Trajtimit të Pronave nxjerr urdhrin e ri

Jep dorëheqjen pas disa muajsh në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

Në një deklaratë të bërë publike nga ajo vetë në profilin e saj në FB, Qato shpjegon arsyet e largimit nga kjo detyrë.

“Vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon)“, shpjegon Qato dorëheqjen nga detyra duke e quajtur të pamundur përfshirjen e njekohshme në vorbullën medatike dhe kryerjen në kushte normale të një pune me shumë mbingarkesë.

Deklarata e plotë:

Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!

Etiketa: ARRSHjep doreheqjensonila qato
Pas

Mungon mjeku kardiolog, vdes 42-vjeçari në Prrenjas. I shënojnë dy certifikata vdekje

Para

‘Mesazhi’ për Kombëtaren Shqiptare pasi heshti “San Siro”-n: Unë jam gati!

Para
‘Mesazhi’ për Kombëtaren Shqiptare pasi heshti “San Siro”-n: Unë jam gati!

'Mesazhi' për Kombëtaren Shqiptare pasi heshti "San Siro"-n: Unë jam gati!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.