Pas akuzave për njërin nga anëtarët e grupit negociator për marrëveshjen detare me Greqinë, ka reaguar ministria e Mbrojtjes.
Në një prononcim të shkurtër, Ministria bën me dije se nuk ka asnjë faktor pengues që Meçollari të mos jetë pjesë e grupit negociator, pasi sipas saj, gjykata ka ‘folur’ në vitin 2013.
Sipas një zyrtari të ministrisë, Meçollari ka certifikatë sigurie, që nuk i është hequr për asnjë moment.
“Në asnjë moment ai nuk e ka humbur certifikatën e sigurisë dhe nëse do të kishte dyshime për çështje spiunazhi, nuk do të ishte përfshirë në misionet e NATO-s. Për këtë qëllim akuzat ndaj tij janë trillim dhe të pavërteta”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
(F.G/Faxweb.al)