19:50 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Akuzat për nepotizëm, Sekretari i Shtetit në Gjermani dorëhiqet

08:23 | 18/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për nepotizëm, Sekretari i Shtetit në Gjermani dorëhiqet

17.05.2023, Berlin: Robert Habeck (Bündnis 90/Die Grünen), Bundesminister für Wirtschaft und Klimaschutz, spricht bei einer Pressekonferenz. Staatssekretär Graichen (Bündnis 90/Die Grünen) war zuletzt wegen seiner Beteiligung an der Auswahl seines Trauzeugen für den Chefposten der bundeseigenen Deutschen Energie-Agentur (Dena) in die Kritik geraten und verliert seinen Posten im Ministerium. Foto: Christophe Gateau/dpa Pool/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Patrick Graichen, Sekretari i Shtetit për Energjinë në Ministrinë Gjermane të Ekonomisë dha të mërkurën dorëheqjen. Bashkëpunëtori i ngushtë i ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck, u vu në shënjestër të kritikave për shkak se mori pjesë në përzgjedhjen e një kandidati për kreun e Agjencisë Gjermane të Energjisë (Dena), i cili ishte ish-politikani i Gjelbër nga Berlini, Michael Schäfer, edhe dëshmitar martese i Graichen. Sekretari i Shtetit nuk e zbuloi  këtë detaj në fillim.

Habeck flet për “parregullësi”

Habeck njoftoi dje (17 maj) në një konferencë për shtyp se Graichen po pensionohet para kohe, gjë që, siç tha ai, u vendos mbrëmë në një bisedë të përbashkët. Ministri iu referua edhe parregullsive të tjera. Ky është një promovim i planifikuar në kuadër të nismës kombëtare për mbrojtjen e klimës. Në nëntor të vitit të kaluar, Graichen rekomandoi dhënien e e një shume prej 600,000 euro për një projekt të degëve të Berlinit të organizatës për mbrojtjen e mjedisit BUND. Në bordin drejtues të kësaj organizate është edhe motra e Graichen, Verena.

“Njerëzit bëjnë gabime,” tha Habeck, duke shtuar se “këtu kanë ndodhur tepër gjëra”. Një pasardhës duhet gjetur sa më shpejt që të jetë e mundur, më së miri para pushimit veror parlamentar. Siç theksoi ministri, bëhet fjalë për “mbrojtjen e besimit në punën e kësaj shtëpie si institucion” dhe për “ruajtjen e aftësisë për të vepruar politikisht”.

Ministri nën presion

Pasi dëshmoi para Komitetit të Energjisë, Ekonomisë dhe Ndryshimeve Klimatike të mërkurën e kaluar, Habeck ishte ende në mbrojtje të Graichen. “Kam vendosur që Patrick Graichen nuk duhet të shkojë për shkak të këtij gabimi,” tha ai pas një seance dëgjimore dy orë e gjysmë përpara komisioneve.

CDU/CSU kërkojnë hetime

Përfaqësuesve të opozitës nuk u bënë përshtypje këto sqarime pas marrjes në pyetje, pasi besonin se kishte pyetje të tjera të hapura që duhen sqaruar. U kërkua edhe dorëheqja e Graichen. Përfaqësuesit e partive të Unionit CDU/CSU propozuan krijimin e një komisioni hetimor.

Ka pasur edhe kritika për marrëdhënie të tjera personale. Pra, motra e Graichen është gruaja e Michael Kellner, sekretari i dytë i shtetit në atë ministri. Ajo, si vëllai tjetër i saj, punon në Eco-Institut (Öko-Institut), i cili kryen kërkime për qeverinë federale. Ministria theksoi se Kellner dhe Graichen nuk ishin të përfshirë në vendimin për t’i dhënë punë Eko-Institutit. Por opozita pohon se kanë mbetur edhe ca gjëra që duhen sqaruar deri në fund. DW

Pas

‘Çmendet’ 40-vjeçari, hedh televizorin dhe dollapin nga ballkoni i shtëpisë, dëmtohen tre makina

Para

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, ja afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

Para
Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, ja afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, ja afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë

“Bllokohet” Granit Xhaka, e ardhmja e mesfushorit shqiptar merr tjetër drejtim

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

Ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri shtetasi shqiptar i kërkuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

I nxehti përvëlues në Europë, 480 vdekje më shumë nga vapa se zakonisht gjatë sezonit të verës

SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.