Truproja e Michael Jackson i ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj këtij të fundit për abuzim seksual të të miturve.
Matt Fiddes është shprehur se e ka parë nga afër jetën private të mbretit të popit për 10 vite dhe di shumë gjëra rreth tij, ndërsa shton se vetë këngëtari kërkonte që jeta e tij të ishte një mister.
“Njerëzit harrojnë se ky njeri ishte dhe është ende njeriu më i famshëm në botë. Dhe ai donte që jeta e tij të ishte një mister. Ai e kuptoi vlerën e mediave. Fatkeqësisht, kjo e ka dëmtuar dhe në vdekje”, ka thënë Fiddes duke kundërshtuar kështu akuzat për përdhunim ndaj të miturve, të cilat janë artikuluar publikisht në dokumentarin “Leaving Neverland” nga dy protagonistët Wade Robson dhe James Safechuck.
Këta të fundit kanë rrëfyer se dikur kanë qenë viktima të abuzimit pedofilik prej Michael Jackson, nga mosha 7 deri në 14 vjeç.