Vetëm pak minuta më parë ka rinisur në Gjykatën e Lartë procesi gjyqësor ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka. Edi Paloka akuzohet nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për shpifje. Gjykata e Lartë pritet të japë vendimin për këtyre akuzave më 15 maj.
Duhet të theksojmë që gjyqi ishte pezulluar për shkak të procesit që Paloka kishte me kryeministrin Edi Rama. Ministri Tahiri akuzon deputetin Paloka për “shpifje”, në lidhje me disa deklarata të bëra prej tij gjatë muajit janar. Në këto deklarata Paloka etiketonte qeverinë dhe ministrin e Brendshëm si të lidhur me krimin dhe se u ka krijuar favore personave të inkriminuar. (J.V/Shuplaka)