Prokuroria e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Delvinës Leonard Hide.
Hide akuzohej për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, nuk kanë ndjekur me hetime për rastet e kultivimit të kanabisit në zonat Panjë, Zhulat të Kolonjës.
Të akuzuar për ngjarjen ishin edhe Besnik Lila ish shefi i komisariatit të Gjirokastrës dhe punonjësit e policisë Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Marenglen Dine, Edmond Late dhe Geraldo Nelaj.