20:42 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Akuzohem për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Unë as që e mendoj të iki!

15:26 | 03/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Akuzohem për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Unë as që e mendoj të iki!

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj thotë se ai akuzohet për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg.

“Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”, shkruan Veliaj.

Kryetari i bashkisë thotë se ai ishte  në Gjermani në ditën e bastisjes dhe se u kthye  menjëherë.

Veliaj tha se ai udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe se sërish u  kthye.

“E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?”, shkruan Veliaj.

POSTIMI

27 vjet vetmi. Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja: Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.
T’i marrim me rradhë: Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.
Ju dua të gjithëve!

Pas

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiqin për mosrealizimin e takimeve

Para

Von der Leyen paralajmëron planin e quajtur “Riarmatosja e Evropës”: Paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën

Para
Von der Leyen paralajmëron planin e quajtur “Riarmatosja e Evropës”: Paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën

Von der Leyen paralajmëron planin e quajtur “Riarmatosja e Evropës”: Paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.