Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal nr.607, në muajin mars të këtij viti lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal, që lidhen me korrupsionin pasive të personave që ushtrojnë detyra publike.
Në kuadër të këtij procedimi penal, ditën e djeshme, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:
Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;
Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit :
Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post