Karabinierët kanë vënë në pranga 4 shqiptarë nga 31 deri në 34 vjeç. Banda e shqiptarëve akuzohen për së paku 26 vjedhje banesazh në zonën e Toskanës.
Sipas policisë itaiane vjedhjet mund të jenë më të shumta në numër por kjo është shifra e konfirmuar me prova deri tani.
Banda e kriminelëve shqiptarë akuzohen për vjedhjen e shtëpive, apartamenteve kryesit të braktisura.
Shqiptarët pasi thyenin dritaret dhe dyert me mjete të forta hynin në banesë dhe bastisnin ato.
Grupi mbante nje magazinë për grumbullimin e sendeve të vjedhura.
Dyshohet se shqiptarwt kryenin edhe vjedhje të makinave, sidomos luksoze. Hetuesit thanë se janë kryer disa grabitje nga kjo bandë mes datave 7 dhe 10 mars 2019, në komunat Fiesole, Pontassieve, Bagno a Ripoli, në krahinën e Firences, në Montescudaio (Pisa ), Terricciola (Pisa) dhe Collesalvetti (Livorno).
Policia italiane mund të kthente dy makina të vjedhura, rreth 3 mijë euro të gatshme, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, si ar e flori pas arrestimit të shqiptarëve.