11:19 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzohet për inceneratorin e Tiranës, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zyrtares Etleva Kondi për ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’

14:50 | 22/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzohet për inceneratorin e Tiranës, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zyrtares Etleva Kondi për ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’

Gjykata e e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj ish-zyrtares Etleva Kondi, e cila ndodhet prej një viti nën masën e re ‘arrest shtëpie’, për shpërdorim detyre. Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi ka shqyrtuar kërkesën e dorëzuar ditën e djeshme, mori sot (22 tetor) vendimin e rrëzimit dhe lënies në fuqi të masës së mëparshme, pasi nuk kishte argumente dhe prova, si e pabazuar në ligj.

Ajo u hetua më herët për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, bashkë me të pandehurit e tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako, por SPAK e ka marrë nën investigim dhe me vepër penale gjithashtu për inceneratorin e Tiranës.

Në dhjetor të vitit të kaluar ndaj saj u vendos masa “arrest shtëpie”, bashkë me 13 të dyshuarit e tjerë për këtë dosje të re. Kondi ka qenë anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, teksa ka mohuar akuzën.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Kërkuesja Etleva Kondi, me datë 21.10.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar, në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

r”.

Etiketa: Alqi BllakoGJKKOinceneratori i TiranësSPAK
Pas

Kastriot Ismailaj lëshoi 700 mijë euro fatura fiktike në 2 vite, miku i Ilir Metës dhe financuesi LSI mori 320 mijë euro

Para

Nga seria e vjedhjeve te ndjekja e policisë, si përfundoi në pranga ish-ushtaraku amerikan në Elbasan

Para
Nga seria e vjedhjeve te ndjekja e policisë, si përfundoi në pranga ish-ushtaraku amerikan në Elbasan

Nga seria e vjedhjeve te ndjekja e policisë, si përfundoi në pranga ish-ushtaraku amerikan në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore

Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që po prisnin për të marrë ushqim në Gaza/ Vizita e ministrit në Al-Aksa shkakton zemërim

Uashington, piloti shpall emergjencën pas defektit në motorin e avionit

Zjarr në Malin e Skërficës, zjarrfikës dhe ushtarë punojnë për shuarjen e flakëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.