Futbollisti me origjinë shqiptare por me nënshtetësi italiane Armando Aruçi 28 vjeç është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh. Ai është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.
Sipas mediave italiane mesohet se hetimi për të kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Kreu i Komisariatit Simon Luca Morsiani.
(S.SH/SHUPLAKA)