16:31 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Akuzohet për terrorizëm, aktivisti i Vetëvendosjes kthehet në paraburgim

16:50 | 25/07/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzohet për terrorizëm, aktivisti i Vetëvendosjes kthehet në paraburgim

 Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak. Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një njoftimi, ku shkruan se pas 11 muajsh Atedheu  sot  ka marrë masën e arrestit shtëpiak.

“Edhe një herë, policia ka vendosur që të tregohet e padrejtë e agresive me aktivistët e zellshëm. Atdheut që ka 11 muaj duke u privuar prej lirisë, i është caktuar masa e paraburgimit deri më 25 shtator. Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Bëhet fjalë për datën 6 korrik, kur Atdheu kishte provim në degën e Arkitekturës, në lëndën ‘Organizimi dhe teknikat e ndërtimit’. Ky provim i paraparë për datën 5 korrik, ishte shtyrë për një ditë, me datë 6. Për këtë provim, që Atdheu e ka kaluar me sukses, ekzistojnë edhe dëshmi për shtyrjen me datën 6 korrik”.

“Atdheu ka mbajtur 3 muaj paraburgim dhe nëntë të tjerë arrest shtëpiak për asnjë faj. Të gjitha këto vuajtje të padrejta të Atdheut e tre bashkaktivistëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak, ia detyrojmë këtij pushteti kriminal. Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj VETËVENDOSJE! dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin”.

“Sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet. Tash që PDK ka humbur në zgjedhje, njerëzit e zyrave të PDK-së i akuzuan këta katër aktivistë të pafajshëm me akuza të montuara. Në harmoni me akuzat e PDK-së, në kohën e njëjtë u janë refuzuar edhe lejet edhe për çështje shëndetësore për këta aktivist si për t’u vërtetuar edhe publikisht që po mbahen aty nëpërmjet montimit të procesit absurd”, thuhet në njoftimin.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: terrorizemVetëvendosje
Pas

Paralajmërimi i Taulant Ballës: Nuk do jetë e vështirë të fitojmë edhe në 2021-in

Para

Aksident në Kamëz, “BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin (FOTO)

Para
Aksident në Kamëz, “BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin (FOTO)

Aksident në Kamëz, “BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.