21:41 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzohet për “vrasje me dashje” e “plagosje”, arrestohet 30-vjeçari në Fier. Pritet ekstradimi në Itali

08:58 | 01/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzohet për “vrasje me dashje” e “plagosje”, arrestohet 30-vjeçari në Fier. Pritet ekstradimi në Itali

Policia njofton se ka arrestuar një 30-vjeçar në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë një person në Sicili e ka plagosur një tjetër.

Ndaj tij gjykata italiane ka caktuar masën “arrest me burg” për “vrasje me dashje”. I arrestuari është Dhimitraq Xhoku. I riu do të ekstradohet në Itali.

“Fier/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palermo”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri. I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”, gjatë të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, njofton policia.

Etiketa: Fieritali
Pas

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë/ Kush konsumon deri në 700 kWh/muaj do paguajë 8.5 lekë për kW

Para

Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore! Kushtet për të përfituar dhe kush përjashtohet

Para
Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore! Kushtet për të përfituar dhe kush përjashtohet

Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore! Kushtet për të përfituar dhe kush përjashtohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.