08:45 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

15:45 | 03/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Zeqaj, i cili ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një identitet të rremë që nga viti 1999, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e dy burrave në fund të viteve 1990, akuza që ai i mohon.

Në vendimin e dhënë të mërkurën, Lord Justice Popplewell dhe Mr Justice Saini urdhëruan lirimin e Zeqajt, duke vlerësuar se ai do të përballej me një gjyq të padrejtë në Shqipëri. Ata theksuan se vendimi për rigjykimin e çështjes ishte marrë nga një trup gjyqtarësh që më vonë u shkarkuan nga detyra për dështim në procesin e vettingut, duke e bërë kështu vendimin e tyre të pasigurt dhe jo të paanshëm.

Gjykatësit vlerësuan gjithashtu se mungesa e përfaqësimit ligjor të Zeqajt në seancën ku u vendos rigjykimi ishte e padrejtë dhe dëmtuese për mbrojtjen e tij, ndërsa theksuan se rigjykimi është vonesa pa afat të qartë përfundimi, ndonëse ka nisur që në vitin 2020.

Zeqaj arriti në Britani në vitin 1999 dhe kërkoi azil me një emër të rremë kosovar, duke thënë se kjo i rrite gjasat për mbrojtje. Në Shqipëri, ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2002 për vrasje dhe posedim të armëve ushtarake. Ai u ekstradua në vitin 2013, por në apel u shpall i pafajshëm dhe u kthye në Britani në vitin 2014.

Në vitin 2017, një gjykatë shqiptare anuloi pafajësinë e tij dhe urdhëroi një rigjykim, pa praninë e Zeqajt apo avokatit të tij. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin për herë të dytë, i cili fillimisht u aprovua në 2024 nga një gjykatë britanike dhe u konfirmua nga Home Office.

Por me vendimin e fundit, ekstradimi u bllokua përfundimisht, me Gjykatën e Lartë që konstaton se procesi ndaj tij në Shqipëri është në kundërshtim të hapur me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Pas

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda,ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës

Para

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

Para
Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

 



Të Fundit

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festës kombëtare amerikane

Zjarr në një nënstacion elektrik të Moskës, mbi 50 mijë njerëz pa energji elektrike

Situata në Ukrainë, Trump shpreh pakënaqësi pas bisedës telefonike me Putin

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e Talebanëve në Afganistan

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.