Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë protestave të dhunshme që po zhvillohen në shtetin fqinjë.
Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet kundër policisë. Arrestimi i tij u bë i mundur nga një ‘gabim’ i të riut. 22-vjeçari i ra portofoli gjatë sulmit dhe kjo bëri të mundur identifikimin e tij me anë të dokumentave që ndodheshin brenda tij.
I riu shqiptar, po sipas medieve greke, u shfaq menjëherë pas incidentit dhe tentoi që të denonconte humbjen e portofolit pasi dyshonte se policia do ta gjente. Dyshimi rezultoi i vërtetë dhe policia e arrestoi.
Shqiptari akuzohet se bashkë me grekët rrëzuan policin e ndërhyrjes së shpejtë nga motoçikleta dhe e goditën atë me shkopinj dhe shkelma.
(R.G/Faxweb.al)