Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkpzy do të shkojë gjyq pas skandalit të madh politik, ku ai akuzohet si përfitues i miliona eurove të fituara në fushatën e paligjshme elektorale të financuar nga regjimi i ish-diktatorit të ndjerë Muammar Gaddafi.
Në këtë gjyq historik, krahas ish-Presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12 persona, duke përfshirë këtu ish-ministra qeverie të clët kanë marrë pjesë në komplote kriminale për të gjeneruar fonde nga një diktator i huaj në shkallë masive.
Pas një hetimi 10-vjeçar kundër korrupsionit, gjykata do të dëgjojë akuzat për atë që magjistratët hetues e quajnë si pak korrupsioni, mes Sarkozyt dhe regjimit libian.
Mësohet se asokohe, ndërmjetësit dërguan valixhe plot me para në ndërtesat e Ministrive në Paris për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën presidenciale të vitit 2007 që solli dhe fitoren e Sarkozy.
E gjithë kjo situatë ka përkeqësuar raportin mes klasës politike franceze dhe votuesve, me këta të fundit të cilët kanë humbur tashmë besimin.