Ka nisur në Gjykatën e Tiranës çështja ndaj edukatores Denida Rexhepi. Prokuroria kërkon ndaj saj masën e arrestit me burg nën akuzën për keqtrajtim të miturish. Denoncimi i saj u bë nga dy nëna të fëmijëve.
Seanca për edukatoren po zhvillohet pa praninë e mediave. Kanë qenë kamerat e sigurisë së Kopështit Privat ato që kanë provuar keqatrajtimin e dy fëmijëve të mitur.
Tashmë mësohet se ajo do të mbes në burg dhe me vendim të Gjykatës.
Në fakt rastet e dhunës në kopshte janë mjaft të rënda, pasi ndikojnë negativisht edhe në qetësinë e gjithë opinionit publik. (E.K/SHUPLAKA)