Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Hakën.
Klajdi Haka akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përkrahje e autorit të krimit’.
Ai akuzohet se ka strehuar në banesë kushëririn e tij Marklen Hakën.
Klajdi Haka e strehoi të shumëkërkuarin e drejtësisë në zonën e quajtur Liqeni i Bacungut. Në banesën e të riut Klajdi Haka, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë.