Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e Suel Çelës për zëvendësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij në maj 2021 për llogari të dosjes “Plumbi i artë”.
Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.
Kujtojmë se Çela ndodhet në arrati dhe ende nuk është prangosur nga forcat e rendit.