Pas deklaratës së bërë pak më herët nga Miniostri i Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me grabitjen e ndodhur dje në Rinas ku akuzoi koncesionarët kinez për sigurinë (lexo këtu), ka ardhur i menjëhershëm edhe reagimi nga radhët e Partisë Demokratike.
Ish-deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se një aeroport pa sovranitet është edhe pa siguri, duke argumentuar se që në prezanitmin e parë të Shqipërisë ne prezantohemi me flamurin kinez dhe jo atë të Bashkimit Europian.
“Prej kohësh kam kërkuar shpjegime se si është e mundur që në atë vend prezantimi të Shqipërisë, neve të prezantohemi me flamurin kinez e jo me atë të BE, krahas shqiptarit. Kjo pa dyshim që nuk cënon vetëm imazhin tonë, përkatësinë tonë, por edhe sovranitetin tonë”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.
Ai shkon më tej duke hedhur dyshime të forta se, “kjo gjendje “ekstra territorial” e Rinasit është krijuar për të shërbyer si “gjethe fiku”, pikërisht për ta kthyer atë në një hapësirë keqbërësish”.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Nje aeroport pa sovranitet eshte dhe pa siguri!
Degjoj Ministrin e Brendshem qe akuzon koncesionarin kinez per ate qe po ndodh ne Rinas!
Dua t’i kujtoj se ai aeroport eshte pjese e Shqiperise, porta e saj, imazhi i saj, nen sovranitetin shqiptar.
Prej kohesh kam kerkuar shpjegime se si eshte e mundur qe ne ate vend prezantimi te Shqiperise, neve te prezantohemi me flamurin kinez e jo me ate te BE, krahas shqiptarit.
Kjo pa dyshim qe nuk cenon vetem imazhin tone, perkatesine tone, por edhe sovranitetin tone.
Sic duket edhe pasiguria ekstreme ne ate aeroport, pa pergjegjshmeria ndaj tij, pa qartesia e shprehur edhe sot se kush eshte “zot” i tij, lidhet dukshem edhe me cenimin e sovranitetit mbi ate, aq sa tashti askush nuk i del me per zot.
Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit eshte krijuar per te sherbyer si “gjethe fiku”, pikerisht per ta kthyer ate ne nje hapesire keqberesish.
Ka ardhur koha per shpjegime e pergjegjesi te qarta!