Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj Armand Duka, nuk janë paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore ku shqyrtohej padia e tyre për shpifje ndaj deputetit socialist Erion Braçe.
Duke u nisur nga mungesa e tyre në seancë, Gjykata ka pushuar menjëherë çështjen, ndërkohë në të dalë të institucionit Braçe është shprehur se padia ishte për mendimet e tij, e ai nuk do të heqë dorë kurrë nga ato. Po ashtu Gjykata relatoi se përfaqësues të FSHF-së, kishin paralajmëruar se do të hiqnin dorë nga padia për shkak se e kishin zgjidhur çështjen mes tyre, por që diçka e tillë është kundrshtuar nga Braçe.
“Padia është për mendimet e mia dhe mendimet e mia nuk i këmbej me asgjë. Kam 22 vjet që merrem me këtë punë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e dinë shumë mirë ata që gjatë 22 viteve kanë qenë me mua në krah apo përballë se unë nuk bëj kompromis për mendimet e mia”, është shprehur Braçe për TCH, duke shtuar se “Unë de Presidenti i Federatës nuk komunikojmë. Komunikojmë vetëm me anë të Facbook-ut”.
(B.B/ Faxweb.al)