Aktori dhe regjisori i njohur “Al Pacino”, ka festuar së fundmi 77-vjetorin e lindjes së tij. Një datëlindje për t’u pasur zili, me skena “hot” nisur nga fotot që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.
I komentuar për marrëdhënien e tij me tashurëm rreth 40 vjet më të re, ai ka kaluar me të mbase një ndër datëlindjet e tij më të mira, me puthje në det dhe shëtitje në rërë, ku gjatë gjithë kohës aktori shfaqet i lumtur.
I veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra, ai është shfaqur gjithë kohës në shoqërinë e modeles Lucila Sola, të dashurës që ka tërhequr vëmendje me rrobebanjot e saj të bardha. Diferenca e madhe në moshë nuk u ka shkaktuar asnjë kompleks atyre, duke mos i penguar të shijojnë momentet pranë njëri-tjetrit.
(XH.A/SHUPLAKA)