Ka rezultuar një alarm i rremë ai i mediave italiane se ishte arrestuar vrasësi i Anxhela Meçanit.
Personi që ishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme, është liruar sot nga ana e Policisë italiane, pasi nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për fajësinë e tij.
Personi i ndaluar dyshohet se ishte klent i vajzës shqiptare. Anxhela ishte nisur drejt Italisë me një djalë të ri nga Fieri, me të cilin pretendonte se ishte e lidhur.
Po ashtu ajo ka qenë e martuar me një shtetas italian, sipas familjes së saj në Shqipëri për të bërë dokumentet dhe për të siguruar një qëndrim të ligjshëm.
Gjyshi i saj bëri pak ditë më parë apel në media, në mënyrë që shteti shqiptar të ndërhynte dhe të bënin të mundur kthimin e trupit të Anxhelës në Shqipëri, pasi gjendja ekonomike e familjes së saj ishte shumë e dobët.
Gjashtë muaj më parë vajza kishte humbur dhe të ëmën e saj, ndërsa vdekja e saj do të përbënte tragjedinë e dytë për këtë familje.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post