Një 78 vjeçar italian është viktima e parë nga koronavirusi në Europë. Adriano Trevisan nga qyteti i Venetos kishte rezultuar pozitiv me virus rreth 10 ditë më parë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në trajtim mjeksor, pa mundur që tia dalë të mbijetojë.
Në të gjithë Italinë është vendosur alarmi për koronavirusin pasi vetëm në Lombardi janë evidentuar 14 raste me persona të prekur nga virusi i rrezikshëm kinez. Trevisan ishte një murator në pension, ndërsa vajza e tij ishte kryetare e Bashkisë së Padovës.
Të infektuarit janë të shpërndarë në 2 rajonet veriore, ku shumica e të infektuarve 14 persona janë regjistruar në Lombardi e 2 në Veneto.
Në alarm janë 9 qyteza të këtyre dy rajoneve, ku masat më ekstreme janë marrë në 3 prej tyre, pranë Milanos. Në qytezën e Kastilione d’Adas një 36-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital. Ai ka infektuar edhe bashkëshorten shtatzënë.
36-vjeçari është menaxher në një firmë tregtare që furnizohet nga Kina. Dyshohet se virusin e ka marrë pas një dreke pune me sipërmarrës kinezë, para më shumë se 10 ditësh. Disa persona që kanë qëndruar pranë tij rezultojë po ashtu të infektuar.
Kastilione d’Ada, e ndodhur 50 km në jug të Milanos po ashtu edhe Kodonjo e Kazalpusterlengo, ku ndodhen të infektuarit e tjerë kanë mbyllur shkollat, baret, institucionet publike, ndërsa mbi 35 mijë banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Virusi është përhapur në 28 vende të botës. Rreth 2240 janë viktimat me afro 76 mijë të infektuarit.
(E.K/Faxweb.al)