Kontrolli i nishaneve në Qendra të specializuara/Vendimtare në
zbulimin e hershëm të MELANOMËS
Vizita Falas në spitalin HYGEIA nga data 13-20 Maj
Kontrollo Nishanet, Parandalo Melanomën
Për fat të keq, shumica nga ne zgjedhim t’i drejtohemi Qendrave apo Institucioneve të
specializuara shëndetësore vetëm në rast të përballjes me sëmundje të rënda, dhe jo për kontrolle
apo ekzaminime rutinë.
Por, zgjedhja e Qendrës apo mjekut të specializuar edhe për kontrolle mjekësore rutinë është po aq e rëndësishme ose më mirë të themi vendimtare, për të parandaluar në kohë shfaqjen e sëmundjeve të rënda siç është edhe rasti i Melanomës.
Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë
përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës (melanocitet). Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e
kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të
jetës, me incidencë të lartë te personat me lëkurë të bardhë.
Disa statistika mbi Melanomat:
– Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj.
– Melanomat sipërfaqësore kanë një prognozë prej 95% shanse për mbijetesë, por kjo përqindje
bie në 80% mundësi mbijetese nëse melanoma malinje diagnostikohet në fazat e hershme të saj,
pra në stadet I ose II.
– Nëse diagnostikimi vonon, pra nëse rasti diagnostikohet në stade të avancuara të sëmundjes,
atëhere mundësitë e mbijetesës janë shumë të pakta, duke shkuar në 10-20% mundësi mbijetese
Pra, bazuar në faktet e mësipërme, kuptojmë rëndësinë vitale e kryerjes së kontrolleve të
rregullta (të paktën një herë në vit) për Melanomën.
Si çdo lloj kanceri, edhe Kanceri i lëkurës, është i parandalueshëm nëse diagnostikohet në
kohë.
Në Spitalin Hygeia prej kohësh është ngritur Njësia për Kancerin e Lëkurës, e specializuar
kryesisht në diagnostikimin & trajtimin e Kancerit të Lëkurës si dhe kontrollin e Nishaneve.
Qëllimi ynë është të japim kontributin tonë në minimizimin e rasteve me kancer lëkure, sepse
është e dhimbshme dhe e patolerueshme të humbasim pacientë në moshë të re si shkak i
mosdiagnostikimit.
Kjo sidomos kur dihet që parandalimi në kohë i kësaj sëmundje dhe rritja % së mbijetesës janë plotësisht të mundshme. Kjo është edhe arsyeja që Njësia jonë është e pajisur
me teknologjinë mjekësore ndër më bashkëkohore të fushës, siç është edhe aparatura e gjeneratës
së fundit në kontrollin e nishaneve, Dermatoskopi FotoFinder. Kjo aparaturë mundëson
hartëzimin e nishaneve me një precizion dhe saktësi maksimale, gjë që con në diagnozë të sakta
të çdo rasti. Teknologjia bashkëkohore ndërthuret bindshëm me profesionalizmin dhe
eksperiencën e mjekëve dermatologë & kirurgë, të specializuar dhe të trajnuar në Qendrat e
Melanomës më në zë në; Francë, USA dhe Greqi, duke ju siguruar të gjithë pacientëve
diagnostikim dhe trajtim të cilësisë së lartë. Gjatë muajit Maj nga data 13-20 Maj, vizita
Falas me Dermatoskop Fotofinder!
Si përfundim, nëse keni nishane me:
– Formë asimetrike
– Nishane me kufij të crregullt
– Ndryshime në ngjyrë
– Rritje të papritur të përmasave
si dhe, nëse keni histori familjare me kancer të lëkurës, është shumë e rëndësishme të mos
neglizhoni dhe të paraqiteni menjëherë për kontroll në Qendra të specializuara për Melanomën,
sepse baza e gjithçkaje është diagnostikimi i saktë dhe në kohë.
Fotis Filippos Karantonis PhD, MSc
Kirurg Plastik/Rikonstruktiv/Qendra Anassa nga Hygeia
Tel: 04 23 90 000
https://web.facebook.com/anassangahygeia/