Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar mbrëmjen e sotme një video përmes të cilës argumenton se është rritur me 12 herë përqindja e mbjelljes së bimëve narkotike në vend.
Vasili i referohet denoncimit të bërë sipas tij nga media italiane, “RAI 3” që sipas tij mbjellja e drogës është rritur 1200% mbjellja e bimes narkutike në krahasim me një vit më parë.
Ai hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të cilët thotë se janë mashtrues kur flasin për drogën ndërsa shton se për të mbajtur pushtetin mbështesin mbjelljen masive të saj.
Reagimi i plotë:
Alarm Kombetar!!
Denoncimi i RAI 3:
“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).
Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare.
Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.
Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen.
Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.
Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen.
Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3.
(F.GJ/FAXWEB.AL)