4 punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan dyshohet se janë prekur nga sëmundja e turbekulozit.
Faxëeb mëson se e para që është prekur nga kjo sëmundje ka qenë sekretarja e këtij institucioni dhe pas kësaj janë prekur dhe tre punonjës të tjerë.
Sekretarja e FDKSH-së është transportuar për në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje më të rënduar shtëndetësore, dhe për të marrë ndihmë më të specializuar.
Pas kësaj vatre të sëmundjes Ministria e Shëndetësisë ka kryer analiza te të gjithë punonjësit, dhe në total katër kanë rezultuar të prekur.
3 personat që u shtruan në spitalin e Elbasanit, janë tashmë me raport, dhe nuk janë paraqitur prej disa ditësh në punë, derisa të kalojnë fazën e rrezikut.
(E.K/FAXWEB.AL)