Një zjarr në një ulliste në Patra në Greqi, brenda një zone banimi ka ngjallur panic tek banorët pasi shtëpitë janë pranë pikës ku ndodhi zjarri. Por mobilizimi i zjarrfikësve ishte i madh dhe i menjëhershëm.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 8 automjete, dhe 16 persona të sherbimit zjarrfikës për ta vënë nën kontroll. Në vend ishte komandanti i Brigadës së Shërbimit Zjarrfikës në Greqinë Perëndimore Yiannis Petroutsos.
Zjarri ka djegur rreth 10 hektarë tokë bujqësore, por nuk ka bërë dëme në shtëpi banimi. (B.H/Faxweb)