Menjëherë pas ndeshjes që u luajt mes Kroacisë dhe Islandës një alarm për bombë ka terrorizuar Rostovin në Rusi.
Policia ishte njoftuar për praninë e lëndëve shpërthyese në ambiente shërbimi si restorante e hotele dhe zbriti menjëherë në terren.
Forca të shumta policie, mjete zjarrfikëse dhe ambulanca, u stacionuan në pika kyçe të qytetit, ndërsa u mbyllën rreth 14 rrugë dhe u evakuuan shumë hotele e restorante.
Mediat raportuan për njerëz të shumtë që u nxorrën nga hotelet dhe qëndruan përreth 3 orë në rrugët e qytetit.
Gjithsesi pas një kontrolli të detajuar, edhe me ndihmën e qenve nuhatës antieksploziv, rezultoi se alarmi ka qenë fals.
FIFA njoftoi se pjesëtarët e dy skuadrave janë të sigurt në rezidencat ku po qendrojnë dhe se nuk janë prekur nga evakuimi
Kujtojmë se para nisjes së Botërorit grupimi ISIS ka lëshuar një sërë kërcënimesh, lidhur me përgjakjen e Botërorit, po deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident të tillë.
(E.K/FAXWEB.AL)