Shërbimi meteorologjik gjerman njoftoi se shiu i madh mund të bjerë përsëri në rajonet e prekura nga përmbytjet javën e kaluar.
Shërbimi meteorologjik DWD njoftoi se stuhitë lokale mund të bien të shtunën pasdite dhe do të përhapen në pjesë të mëdha të shtetit të Rhineland-Palatinate më vonë gjatë ditës.
Zyrtarët theksuan të mërkurën vonë se numri i të vdekurve nga përmbytjet e javës së kaluar në provincën perëndimore është rritur në 125. Të paktën 174 persona humbën jetën në përmbytjet në të gjithë Gjermaninë dhe 31 vdekje u raportuan në Belgjikën fqinje.
Autoritetet kanë ndërtuar një kamp të madh shpëtimi në pistën e garave Nuerburgring. Më shumë se 4.500 punonjës të mbrojtjes civile, zjarrfikës dhe ushtarë janë vendosur për të ndihmuar në pastrimin e rajonit të goditur të luginës Ahr në rajonin Rheinland-Pfalz.