Një alarm i rremë për një sulm të dytë terrorist ka tmerruar ditën e sotme Barcelonën.
Policia spanjolle ka rrethuar një nga atraksionet kryesore turistike të Barcelonës, bazilikën Sagrada Familia, si pjesë e një operacioni anti-terrorist.
Ekspertët e eksplozivëve kontrolluan një kamion të parkuar pranë zonës turistike mjaft të populluar, tha policia katalanase.
Ndërkohë ndërtesat dhe dyqanet e afërta janë evakuuar. Stacionet e metrosë që ndodhen afër zonës janë mbyllur.
Kujtojmë që muajin e kaluar, 13 persona u vranë kur një militant islamik kaloi përplasi me kamion këmbësorët në qytet.
(S.SH/Shuplaka)