100 persona të helmuar janë paraqitur në Spital në qytetin e Peshkopisë. Ata mendohet se kanë konsumuar tortë të helmuar, edhe pse ende nuk dihet nëse kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
50 prej tyre janë fëmijë. Nga rastet e paraqitura derimë tani 46 janë shtruar në Spitalin e Peshkopisë, të tjerët kanë marrë vetëm mjekim. Nga pacientët e paraqitur më rëndë janë dhe 15 fëmijë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga Spitali Rajonal i Peshkopisë, sakaq vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet zyrtare të kësaj ngjarje të rëndë.
(E.K/SHUPLAKA)