Pamje skandaloze janë regjistruar në lumin Drin në Lezhë ku siç shihet dhe nga kjo video kafshë të ngordhura ‘lundrojnë’ në sipërfaqe.
Kjo pamje ka shqetësuar me të drejtë qytetarët që zgjedhin shëtitoren për pak relaks gjatë mbrëmjes.
Nuk është herë e parë që qytetarët lezhjanë përballen me një problem të tillë ku njerëz të papërgjegjshëm ndotin lumin Drin duke e bërë situatën mjaft shqetësuese pasi raste të tilla të përsëritshme mund të ndikojnë edhe në përhapjen e epidemive të ndryshme.
Gjithashtu kesaj shetitoreje i janë vjedhur parmakët anësorë si dhe një pjese e ndriçimit.
https://www.youtube.com/watch?v=7GabhF8RtU4
(B.H/FaxWeb)
Discussion about this post