Sipërfaqet me midhje në zonën e Butrintit janë duke shkuar drejt ngordhjes. Ky është një prej pasojave të temperaturave të larta që kanë karakterizuar këto ditë vendin tonë.
Mësohet se po ngordh prodhimi i këtij viti, ndërkohë që është dëmtuar edhe fara e re.
Për shkak të kësaj situate emergjente, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se ka dërguar një ekip për të inspektuar nga afër situatën. Nuk është hera e parë që sipërfaqet me midhje vihen në rrezik, e njëjta situatë është shënuar edhe dy vite më parë.
(XH.A/SHUPLAKA)