07:26 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Alarme për sulme me raketa në të gjithë vendin, Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës

09:47 | 28/11/2024
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarme për sulme me raketa në të gjithë vendin, Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës

Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Rrjeti energjetik i Ukrainës është goditur rëndë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022 dhe Kievi e ka akuzuar Moskën për taktika “terrori”, pasi ka thënë se po tenton të zhysë në terr qytetet ukrainase dhe të lërë pa ngrohje civilët gjatë stinës së dimrit. Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha se infrastruktura energjetike është “nën sulm masiv të armikut”, pasi në mbarë vendin u lëshuan alarme për sulme me raketa.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia ka kryer një sërë sulmesh me raketa lundruese dhe dronë në mbarë vendin, përfshirë në Kiev, Harkiv dhe qytetin-port të Odesës. “Sërish, sektori i energjisë është nën një sulm masiv të armikut. Sulmet ndaj ndërtesave të energjisë po kryhen në mbarë shtetin”, tha Galushchenko.

 

 

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, tha se ka zbatuar “në mënyrë urgjente ndërprerjet e rrymës”, duke shtuar se temperatura kanë rënë në rreth 0 gradë Celsius.

Kompania që bën shpërndarjen e energjisë, DTEK tha se Ukrenergo po zbaton reduktime të energjisë në rajonet e Kievit, Odesës, Dnipros dhe Donjeckut.

Sulmet ruse, sipas Forcave Ajrore ukrainase, janë duke vazhduar. “Sapo situata e sigurisë të na e lejojë, ne do të kuptojmë saktë pasojat e sulmeve”, tha Galushchenko.

Shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vala e re e sulmeve tregon se Rusia po “vazhdon me taktikat e saj të terrorit”. Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, paralajmëroi më herët gjatë këtij muaji se sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës mund ta bëjnë këtë dimër “më të rëndin që nga nisja e luftës”.

Më herët gjatë javës, Rusia tha se po përgatitet të kundërpërgjigjet, pasi e akuzoi Ukrainën se e ka sulmuar me raketat amerikane, ATACMS. Moska kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro, me një raketë të re balistike. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se kjo raketë, që është e aftë të bartë armë bërthamore, mund të përdoret ndaj shteteve perëndimore, nëse ato e lejojnë Ukrainën që të përdorë armët e tyre për ta sulmuar territorin e Rusisë.

Më 28 nëntor, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 25 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës, përfshirë 14 mbi Krasnodar, që gjendet në lindje të Gadishullit të aneksuar të Krimesë. Guvernatori i Krasnodarit tha se një grua është plagosur, pasi copëzat e dronëve të shkatërruar ranë rreth 100 kilometra në lindje të urës së Kërçit, që e lidh Krimenë me Rusinë. Që kur ka nisur lufta, Kievi e ka shënjestruar disa herë këtë urë./REL

Etiketa: RusiaUkraineVolodymyr Zelensky
Pas

Izraeli do të apelojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhërarresteve

Para

Nëntori i tretë i shqiptarëve/ Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Para
Nëntori i tretë i shqiptarëve/ Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Nëntori i tretë i shqiptarëve/ Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.