05:15 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Alarmi i Bamir Topit: Mos luani me zgjedhjet, do përballeni me një rrezik të madh

16:16 | 09/03/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja Balili, Bamir Topi: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ekzagjeruar

Protesta e opozitës që vijon prej javësh dhe mosdakordësia me mazhorancën shton rrezikun e shtyrjes së zgjedhjeve. Një prej atyre që e ka ngritur këtë shqetësim është edhe Ish-presidenti Bamir Topi.

Ai paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”. Ish kreu i shtetit i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.

Zoti Topi përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD. Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama. Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi. (E.K/SHUPLAKA)

Bamir Topi
Etiketa: alarmiBamir Topizgjedhjet
Pas

Të hënën mblidhet komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për KLGJ-në dhe KLP-në

Para

Supersfida, Mirel Josa e pranon: Skëndërbeu favorit, por Tirana do i luajë të gjitha shanset

Para
Supersfida, Mirel Josa e pranon: Skëndërbeu favorit, por Tirana do i luajë të gjitha shanset

Supersfida, Mirel Josa e pranon: Skëndërbeu favorit, por Tirana do i luajë të gjitha shanset

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.