11:58 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alarmi i mishit të kalbur në Brazil, Shqipëria importoi 9701 ton gjatë 2016-ës

15:12 | 24/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarmi i mishit të kalbur në Brazil, Shqipëria importoi 9701 ton gjatë 2016-ës

Teksa e gjithë bota është përfshirë në hulumtime nëse mishi i kalbur brazilian ka përfshirë vendet e tyre, shihet se Shqipëria, vitin e kaluar, 25% të importeve të mishit i pati nga Brazili.

Importet e mishit dhe të ngrënshmeve të tij shënuan 38 mijë e 851 tonë në vitin 2016,  nga të cilat 9701 tonë ishin nga Brazili, i cili kryeson listën vendeve nga ku Shqipëria importon mish.

Blerja e mishit nga Brazili për nevojat e konsumit të brendshëm ka pësuar luhatje nga viti në vit, por gjatë vitit 2016, ato  u rritën me 23%.

Në vitin 2010, mishi brazilian i importuar në vendin tonë arriti në 12 mijë e 395 tonë dhe më pas në vitin 2011 shënoi  rënie me 17%. Rënia vijoi edhe gjatë viteve 2012 dhe 2013 me ritme dyshifrore duke nisur sërish rritjen  me rreth 80% në vitin 2014. Në vitin 2015 është vënë re  ulje e importeve të mishit nga Brazili me 33%, por ato u kompensuan në vitin 2016.

Më herët  gjatë javës së kaluar, autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të lartë të qeverisë pas një investigimi, i cili ka gjetur se ata kanë qenë të lidhur me prodhuesit e mëdhenj të mishit dhe në vend është shitur një sasi e madhe pulash dhe mishi i kalbur.

Dhjetëra impiante të përpunimit të mishit atje janë mbyllur dhe vendi është përfshirë nga një kontroll masiv për të parandaluar konsumin e mëtejshëm të tij.

Sakaq e gjithë bota është përfshirë në panik pasi Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe eksporton një sasi të madhe të tij në Europë.

Sipas  ‘The Economist’, Kina, Bashkimi Europian (BE), Kili dhe Koreja e Jugut së bashku konsumojnë një të tretën e mishit brazilian të shitur jashtë vendit. Bashkimi Europian ka kufizuar aktualisht importin e 21 kompanive në hetim.

Kompanitë e mishit në Brazil kishin arritur të shisnin produktet e skaduara duke korruptuar zyrtarët e dy partive kryesore në vend.

Në raport-progresin 2015 të Bashkimit Europian për Shqipërinë konstatohet se nuk janë ndërmarrë ende procedurat e brendshme dhe planet operative të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Nuk janë bërë hapa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe institucional për sistemin e sigurisë ushqimore.

AKU-ja është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, i cili është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike dhe sociale që rrjedhin përkatësisht nga zbatimi i MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit).

Mirëpo struktura relativisht e vogël e bën të pamundur inspektimin e plotë të të gjithë subjekteve, të cilat janë të shumta në numër, pohon drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Taulant Kalo.

Europa është cilësuar si vend që krijon barriera në lidhje me importin e produkteve ushqimore (sidomos për grupin e ushqimeve me prejardhje shtazore), duke e argumentuar me faktin se mbron konsumatorin vendas./ monitor

Etiketa: Braziliimportimishishqiperia
Pas

Çuçi i dorëzon detyrën Shalsit dhe e njeh me dosjet e rëndësishme, ish-ministri: Ka shumë punë… (FOTOT)

Para

Pas dasmës Fiori Dardha nuk ndalet, i rikthehet dashurisë së parë, me një emision të ri radiofonik

Para
Pas dasmës Fiori Dardha nuk ndalet, i rikthehet dashurisë së parë, me një emision të ri radiofonik

Pas dasmës Fiori Dardha nuk ndalet, i rikthehet dashurisë së parë, me një emision të ri radiofonik

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Shkodër/65-vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Dibër/Aksident rrugor me katër të lënduar dhe gjetja e trupit të pajetë të 29-vjeçarit pas aksidentit në fabrikën e kromit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.