23:36 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alarmi i mjekut të njohur: Kujdes kur konsumoni orizin, bakteri që mund të shkaktojë helmim deri në vdekje

10:46 | 12/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarmi i mjekut të njohur: Kujdes kur konsumoni orizin, bakteri që mund të shkaktojë helmim deri në vdekje

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se duhet të jemi mjaft të kujdeshëm në konsumimin dhe gatimin e orizit. Sipas tij specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit.

Kalo shkruan se shënjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarrhea e ujëshme.

Postimi i plotë

RIKUJTESË….Koha kur ORIZI konsumohet jo pak si dhe gëzimet familjare ku ai shërbehet, janë të shumta në stinën e VERËS…..Specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit. Shënjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarrhea e ujëshme. Është një mikroorganizëm rezistent ndaj shumë antibiotikëve, që përdoren në praktikën ë përditëshm klinike, si dhe mjaft dëmprurës deri në rrezikimin e jetës, sidomos të moshave të reja, duke dhënë në ta edhe për shkak të toksinës që ai prodhon Septicemi, Meningoencefalite deri në vdekje….. B. cereus gjindet në oriz, patate, peshk, qumështin e pa pasterizuar, ëmbëlsirat, suprat, djathi dhe produktet me bazë djathi, makarona, patate, në mishin e pulës, të derrit apo të lepurit….. Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është gatuar, sporet mund të kthehen në baktere, shumohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre. Sa më gjatë që të rrijë orizi i gatuar në temperaturën e dhomës, aq më i madh është rreziku i helmimit prej tij. Ekspertët e ushqimit këshillojnë që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh. Asnjëherë, mos e rinxehni orizin më shumë se një herë….KUJDES gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, SIDOMOS me orizin e gatuar…

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: tritan kalo
Pas

“Mos ki merak, gocën nuk e gjen gjë”, flet daja i Xhuljetës: Vajzën na e vrau dy herë…

Para

Qytetari i kujton rrugën e shkatërruar, ‘’o zoti kryeministër..”, Rama: E di Erjon e di…

Para
Rama paralajmëron politikanë e biznesmenë: Dardha e ka bishtin mbrapa, do merremi me të gjithë

Qytetari i kujton rrugën e shkatërruar, ‘’o zoti kryeministër..”, Rama: E di Erjon e di…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.