Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një qytet të Gjermanisë, ku policia u përfshi pa dashjen.
Policia e qytetit të Neustadtit në Gjermani, u nis me shpejtësi drejt një banese, prej nga ku kishte marrë alarmin për përdhunim në grup
Forcat e rendit ishin telefonuar nga person i alarmuar i cili u kishte thënë se dy burra ishin duke dhunuar seksualisht një grua.
Kur oficerët e policisë mbërritën në banesë, ata kanë pare një tjetër skenë.
Një mësues japonez po i mësonte një çifti disa teknika “skllavërie erotike”. Atyre u desh t’u kërkonin ndjesë policëve për alarmin e rremë dhe më pas ftuan edhe ata për të marrë pjesë në ‘mësimin e seksit’
“Times” shkruan se efektivët e policisë refuzuan, ndërsa më pas, në një deklaratë të titulluar “Fifty Shades of Neustadt”, kanë raportuar se çdo gjë ishte në rregull, por personat në fjalë ishin “në qejf… më tepër sa duhej”.