Alarmi për përdormin e pesticideve në pordhimet bujqësore, është kthyer në një panik për konsumatorët shqiptarë.
Për këtë arsye ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, edhe kryeminsitri Rama, i cili sqaron se sa problematike janë prodhimet shqiptare dhe nëse po abuzohet me përdorimin e pesticideve.
Statusi i plotë:
“Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?
Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja.
Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike në hapësirën europiane
Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale. Padiskutim! Por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin.
Thënë sa më lart, duhet nënvizuar se nevoja për modernizimin e mëtejshëm të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e mëtejshme të efikasitetit të tij në gjithë territorin e mbi çdo produkt, është absolutisht reale dhe duhet adresuar përditë.”
(E.V/Faxweb.al)