Një valixhe e dyshimtë është pikasur pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Prej disa minutash Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ekzaminimin e valixhes.
Duke qenë se është një nga zonat më të populluara alarmi në rradhët e kalimtarëve ka qenë mjaft i madh.
Pas shpërthimit nga ana e forcave xheniere rezultoi se çanta ishte bosh. Nuk dihet se kush e ka lënë aty valixhen, po me shumë gjasa mund të jetë harruar nga ndonjë student.
(E.K/SHUPLAKA)