Situate në Aleppo të Sirisë prej ditësh ka kaluar kufijtë e të imagjinueshmes. Mijëra gra, fëmijë, popullsi civile iu duhet të drejtojnë sytë nga qielli që mbi kokat e tyre të mos bienë bomba. Në kufijtë e ccnejrëzores paraqitet situate edhe për fëmijët, ku sipas një raportimi të fundi nga ‘’Unicef Italia’’, atje gjenden të bllokuar më shumë se 4 mijë fëmijë.
Në një raportim nga qyteti, ose më saktë nga rrënojat që kanë mbetur nga qyteti, dikur madhështor, zëdhënësi i këtij organizmi vë alarmin.
‘’Jam në atë që mbetet nga qyteti, shumë janë janë jetim dhe pa familje, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ose rrezikojnë të vdesin. Ndërkohë që evakuimi vazhdon, informacione të pakonfirmuara flasin për civilë dhe fëmijë që vdesin në disa autobusë për shkak të mbingarkimit. Një fakt i tmerrshëm. Duhet të jemi vigjilentë që fakte të tilla të mos përsëriten. Do të ishin paradoksale dhe ccnjerëzore’’, theksoi Andrea Iacomini, zëdhënësi i ‘’Unicef Italia’’. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”287″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post