04:18 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Alarmohen ekonomistët: Kinezët “blejnë” Portugalinë, porta e depërtimit në BE

23:29 | 09/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarmohen ekonomistët: Kinezët “blejnë” Portugalinë, porta e depërtimit në BE

Kina po blen thuajse gjithçka në Portugali: spitale, shoqëri sigurimi, gazeta dhe banka, shkruan prestigjiozja “Deutsche Welle”.

Sipas artikullit, ekonomistët dhe biznesmenët janë alarmuar për shtimin e ndikimit kinez.

Por, ndërkohë kryeministri Antonio Costa e konsideron Kinën si shpëtimtare nga kriza dhe do ta zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin.

Ndërsa ish-ministri i ekonomisë dhe kryetar i Shoqatës së Bankave, Fernando Faria de Oliveira, deklaroi para një jave se “Bankat portugeze po ndjellin investitorë që nuk janë patjetër të dëshiruar”.

Kjo deklaratë e tij erdhi fill pasi grupi kinez Fosun kishte blerë 16,7% të bankës BCP.

Kjo bankë është banka më e madhe private në Portugali dhe kinezët që tani janë aksionerët më të mëdhej të kësaj banke, duan të blejnë rreth 30% të aksioneve të saj.

Që prej fillimit të krizës në vitin 2011 Republika Popullore e Kinës ka blerë në Portugali në mënyrë masive. Ajo kontrollon ndërkohë sipërmarrjen e energjetikës EDP, ish-koncernin shtetëror të energjisë REN, ka blerë edhe shoqërinë e sigurimeve Fidelidade, si dhe një sërë spitalesh e klinikash.

Ndërsa kohët e fundit një investitor nga Macau, do të blejë shumicën e grupit mediatik Global Media, koncernit më të madh të gazetave portugeze.

Deri tani, Kina ka investuar rreth 13 miliardë euro në Potugali dhe ka vënë nën kontroll disa nga sipërmarrjet më fitimprurëse të vendit.

Në këtë mënyrë, Kina po e përdor në njëfarë mënyre Portugalinë për ta kthyer në një portë për të depërtuar në Evropë.

Etiketa: investimet kineze ne Portugalishqetesim
Pas

“Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

Para

Doli në televizion si “hajduti” i biznesit të Neranxit, aktori rrëfen arrestimin nga policia (VIDEO)

Para
Doli në televizion si “hajduti” i biznesit të Neranxit, aktori rrëfen arrestimin nga policia (VIDEO)

Doli në televizion si "hajduti" i biznesit të Neranxit, aktori rrëfen arrestimin nga policia (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.