Fax News informon se në zonën e Kodër Vilës, në lagjen nr.1 në Durrë ka ndodhur rrëshqitje masive prej disa tonelatash dhe e baltë.
Ky është një terren i prekur jo pak nga shirat e vazhdueshëm e dhe trualli është jo i fortë.
Në këtë lagje ka shumë biznese dhe shtëpi banimi të cilët për të cilët rrëshkitja e dherave është kthyer në një problem i vazhdueshëm
Nën-kryetari i Bashkisë Durrës është në vendngjarje duke monitoruar situatën.
Makineritë e mirëmbajtjes së Bashkisë janë duke punuar për të pastruar rrugën e cila është e bllokuar
Një familje prej gjashtë anëtarësh është e alarmuar pasi rrezikon shembjen e shtëpisë. Edhe shtëpitë e tjera janë të alarmuara.
Në vitin 2014, zona e Kodër Vilës iu nënshtrua një projekti rikonstruksionit të rrugës dhe sheshit.
Por Fax News raporton se në dy vitet e fundit, situata në Kodër Vilë ka mbetur e pandryshuar.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post