Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale ku shprehet se Policia e Tiranës lejon shitjen drogës duke argumentuar se ky informacion I ka ardhur nga një prind.
Sipas tij, situata është aq e rëndë sa kanë frikë të nxjerrin fëmijët në rrugë.
“Përdorim i gjerë i drogës në lagje dhe bashkëpunimin i trafikantëve me narkopolicinë”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e prindit.
“Pershendetje Z.Berisha Po ju bej kete mesazh kete denoncim ne lagjen time ne tiran laprak josif pshko droga ka pushtuar lagjen policet vet kane lidhje me drogen lejojn shitjen e kanabisit kokaines pra be kete lagje kemi frik te nxjerrim femijet ne lagje ne kete lagje qarkullojn mjetet e fundit te lutem sheprdaje anonim skemi kujt ti drejtohemi sader lleshit qe sapo e ka nxjerr me shutje barin e ri apo edi rames sapo I ka ardhur kokaina e paster Anonim”.