19:41 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Alarmuese si duan të na përzënë nga prona jonë”, Agron Duka flet për akuzat e Erion Veliajt: Nuk kemi siguri për jetën!

17:20 | 24/01/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Alarmuese si duan të na përzënë nga prona jonë”, Agron Duka flet për akuzat e Erion Veliajt: Nuk kemi siguri për jetën!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për mediat, pasi Tatimet mbërritën në ambientet e kompanisë së prodhimit të vezëve “AIBA” në Shkozet, në pronësi të kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Duka u ndal edhe tek deklarata e bujshme e Erion Veliajt, duke u shprehur se deklaratat që janë thënë për familjen e tij janë fyese. Sipas tij, kontrolli ishte i qëllimshëm dhe situata e sotme ishte jo normale.

“Këtu sot kanë ardhur nja 15 veta nga Hetimi Tatimor. Duket se është e qëllimshme sepse pas deklaratave të Erion Veliajt, u sulën ndaj FSHF. Deklarata e Veliajt është shumë fyese për ne si familje, për vetë Armandon. Duket një  instrument shumë i dobët shumë i ndyrë. Nuk është kjo mënyra për me marrë institucionet e federatës. Janë zgjedhjet. Duke parë që me zgjedhje nuk e mundin dot kanë filluar punë me kërcënime, që nuk e di se sa do vazhdojnë. Ne s’kemi siguri për jetën”, tha ai.

Duka akuzoi se një grup njerëzish po marrin të gjithë pushtetet, ndërsa ngjarjen e sotme e cilësoi “një këmbanë alarmi”.

“Mënyra se si do me marrë institucionin është e turpshme, është alarm për të gjithë qytetarët, për të gjithë njerëzit që jetojnë këto. Këto të përzënë  nga prona jonë. Kemi derdhur djersë këtu që 30 vite. Ka njerëz që përfitojnë nga kjo punë. Po sulmon rreh 300 persona që punojnë këtu. Ajo që më çudit është se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me njerëzit e tyre që merren me futboll. Kjo është një këmbanë alarmi për qytetarët dhe të gjithë që merren me biznes. Nuk mundet që një grup njerëzish të marrin të gjithë pushtetet dhe të kërcënojnë bizneset,” deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Aksident i rëndë, makina përplaset me autobuzin, vdes një person, plagosen 4 të tjerë

Para

Përballja mes Veliajt dhe Dukës, zgjidhet kreu i ri i shoqatës Rajonale në Tiranë

Para
Zgjedhjet për FSHF-në/ ‘Si mund të sillesh si rrotë k*ri, ne i kemi bolet prej hekuri’, Veliaj shantazhon hapur anëtarët e shoqatës Tirana (Audiopërgjimi)

Përballja mes Veliajt dhe Dukës, zgjidhet kreu i ri i shoqatës Rajonale në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.