Është vënë në pranga një 44-vjeçar nga qyteza e Kurbneshit në Mirditë ndërsa prej rreth 2 vitesh ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga e shoqja se kishte rrëmbyer fëmijën e tyre të mitur.
Faxweb.al mëson se personi i vënë në pranga është Alban Buraku ndërsa fëmija i tij i mitur vetëm 8-vjeç është gjetur fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtim psikologjik pranë DVP Lezhë.
Është finalizuar operacioni policor “Kurbneshi”, në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit për të cilin Faxëeb.al mëson se quhet Alban Buraku i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendim e Gjykatës.
Prej nëntorit të vitit 2018, Policia e Qarkut Lezhë ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë për lokalizimin, kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasit Alban Buraku Përveç veprimeve procedurale, forcat policore, që nga data kur është shpallur në kërkim, në mënyrë të pandërprerë kanë vlerësuar me prioritet çdo informacion që jepej për vendndodhjen e tij, duke ushtruar kontrolle, por pa arritur të gjendej personi i kërkuar.
“Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet shtesë në ngarkim të Alban Burakut do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia
(FAXWEB.AL)
Discussion about this post