Para ndeshjes me Kukësin, trajnerit i Partizanit, Mark Iuliano ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar edhe “çështjen” e shiritit të kapitenit Alban Hoxha.
“Fatmirësisht “çështjen” e Alban Hoxhës e kemi zgjidhur në mënyrën e duhur. Albani është një lojtar shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne po për klubin. Ai është njëkohësisht një lojtar cilësor dhe pjesë e Kombëtares shqiptare.
Ky problem është zgjidhur edhe falë reagimit dhe inteligjencës që Hoxha ka treguar përballë klubit por edhe shokëve të skuadrës dhe tani mund të quhet një çështje e mbyllur. Portieri bëri zgjedhjen e tij për sa i përket qetësisë që e karakterizon, duke dorëzuar shiritin e kapitenit. Në klub ka një hierarki dhe tashmë shiriti i kapitenit do t’i kalojë Bathës. Po, (Albani) do të rikthehet të luaj në formacion.”, është shprehur trajneri.
Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri ka folur edhe për dëmtimin e Fejzullahut.
“Dëmtimi i Fejzullahut është një humbje e madhe për ne, pasi është një lojtar cilësor, aftësitë e të cilit dihen. Fatmirësisht kam në skuadër mjaft alternativa dhe jam i qetë për sa i përket zëvendësuesit te Fejzullahut.”, tha Iuliano. (D.D/Shuplaka)