Muaj e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për portierin e Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha.
Krahas sukseseve në karrierë, Albani u përball me një humbje të madhe, atë të partneres së tij. Megjithatë, dhimbjen ka ditur ta kthejë në forcë, që ia ka dhënë i biri, Beko.
Kujdesi i tij për djalin është shumë i madh, madje edhe në spital është ai që e shoqëron.
Siç shihet në foton e mëposhtme, gardiani i Partizanit ka qenë me Bekon për një vizitë te mjeku, foto e publikuar nga një spital privat në Tiranë. (A.R/SHUPLAKA)