Nga dje Alban Ramosaj ka hedhur në treg këngën e tij më të re “Bitchi Mesnatës”, ndërkohë që në nisje të klipit ka pasur një paralajmërim të fortë për të gjithë fansat e tij.
Ai ka këshilluar që personat që kanë probleme me epilipsinë të mos e ndjekin deri në fund klipin e tij.
“Një përqindje shumë e vogël e individëve mund të përjetojnë shok epileptik kur ekspozohen në drita dridhëse dhe sekuenca të shpejta. Nëse keni patur episode epileptike këshillohet të konsultoheni me doktorin tuaj përpara shikimit”, thuhet në nisje të klipit.
Ndërkohë që paralajmërimi vijon më tej duke përmendur dhe faktin që klipi ka në vetvete dhe skena të nxehta mes këngëtarit dhe modeles.
“Imazhet dhe përmbajtja e kësaj videoje mund të jenë shqetësuese për disa shikues. Këshillohet diskrecion gjatë shikimit”, vijon më tej paralajmërimi në nisje të klipit.
(E.K/SHUPLAKA)